SHBA-ja godet një anije të dyshuar për trafik droge në Paqësorin Lindor, vriten dy persona

Ushtria amerikane ka goditur të mërkurën një anije të dyshuar për trafik droge në Paqësorin Lindor, duke vrarë dy persona, njoftoi Komanda Jugore e SHBA-së (SOUTHCOM), transmeton Anadolu.

“Informacionet e inteligjencës konfirmuan se anija po lundronte përgjatë rrugëve të njohura të trafikut të drogës në Paqësorin Lindor dhe ishte e përfshirë në operacione të trafikimit të narkotikëve”, tha SOUTHCOM-i në një postim në platformën sociale amerikane X.

Ajo shtoi se sulmi kishte në shënjestër një anije që operohej nga organizata që SHBA-ja i cilëson si terroriste. “Dy narko-terroristë meshkuj u vranë gjatë këtij operacioni. Asnjë ushtarak amerikan nuk u lëndua”, thuhet në njoftim.

Incidenti është pjesë e një fushate më të gjerë ushtarake kundër anijeve të dyshuara për trafik droge në rajon, e cila ka shkaktuar më shumë se 200 viktima në mbi 60 sulme që nga shtatori i vitit të kaluar.

Ekspertë ligjorë dhe organizata për të drejtat e njeriut kanë paralajmëruar se këto sulme janë të paligjshme sipas së drejtës ndërkombëtare dhe mund të konsiderohen si vrasje jashtëgjyqësore, duke theksuar se ato duket se kanë në shënjestër civilë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button