Afrim Gashi merr pjesë në pritjen solemne për Ditën Kombëtare të Suedisë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se me ftesë të ambasadorit të Suedisë në Maqedoninë e Veriut, mori pjesë në pritjen solemne të organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Suedisë.
“Pata nderin që, me ftesë të Ambasadorit të Suedisë në Maqedoninë e Veriut, Sh.T. Ola Sohlström, të marr pjesë në pritjen solemne të organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Suedisë.
Me këtë rast, i shpreha urimet e mia të përzemërta, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve tona të shkëlqyera, angazhimin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, si dhe përkushtimin e përbashkët ndaj vlerave demokratike”, ka shkruar Gashi.



