Pendarovski konfirmon se në Vodno u diskutua edhe për Gruevskin: Ju thashë se nuk kam ndërmend ta fal

Ish-presidenti Stevo Pendarovski ka konfirmuar publikisht se në vilën presidenciale në Vodno është zhvilluar një takim mes përfaqësuesve të atëhershëm të udhëheqjes shtetërore dhe politike, si dhe ambasadorëve më me ndikim në vend, ku është diskutuar edhe për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.
Siç theksoi Pendarovski, ai kishte bërë të qartë se nuk kishte ndërmend ta falte Gruevskin në asnjë variant, duke shtuar: “Nëse dëshironi aq shumë një ligj për amnisti, në Parlament keni shumicë të mjaftueshme, vazhdoni…”. Njëkohësisht, ai shpjegoi se një i punësuar në kabinetin e tij, i afërt me të ashtuquajturin “grupi i zjarrit” në BDI, kishte incizuar një pjesë të fjalimit të Ali Ahmetit, ndërsa përmendi edhe Blerim Bexhetin, duke e cilësuar të gjithë situatën si kontroverse, pasi Bexheti më vonë u rikthye në BDI.

Pikërisht për këto detaje kishte shkruar revista “Fokus” që në fund të vitit 2024.

Kur “Fokus” publikoi para afro dy vitesh një storie me detaje ekskluzive nga operacioni i pasuksesshëm i qeverisë së atëhershme të LSDM-së dhe BDI-së për rikthimin në vend të ish-kryeministrit dhe ish-liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, pothuajse të gjithë pjesëmarrësit e drejtpërdrejtë në këtë projekt politik vendosën të heshtin, me përjashtim të disa përfaqësuesve të BDI-së.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button