Revizioni gjeti miliona euro keqpërdorime në ISHP: “MPB dhe Prokuroria nuk ka reaguar që nga 2024”

Për raportin e vitit 2024 për Institutit të Shëndetit Publik që Entit Shtetëror i Revizionit e ka dorëzuar në MPB në janar të 2025, Drejtoresha e ISHP-së, Marija Andonovska, tek sot i ftoi gazetarët duke bërë apel ndaj Prokurorisë që të reagojë ndaj parregullsive të detektuar në këtë Institut para dy vitesh. Duke iu referuar raportit të auditimit, ajo thotë se janë keqpërdorur 5 milionë denarë për shtesa pagash dhe 1 milion denarë për derivate të automjeteve, që sipas saj janë përdorur nga persona jashtë ISHP-së.
“Janë lidhur kontrata ne vepër me veç se të punësuarit me vendim punë në institut, bëhet fjalë për 20 persona që me arsyetimin se kanë bërë ujitje me zorrë dhe kanë pastruar oborrin, për punë arkivore, këto janë termet që thuhen në marrëveshje me shumat e marra nga 44-88 mijë denarë, çdo muaj”, u shpreh Marija Andonovska, drejtoreshë e ISHP-së.
Raporti thotë se kishte një mënyrë të papërshtatshme të shpërblimit të punonjësve, u blenë pajisje mjekësore të panevojshme. Janë blerë pajisje që tashmë i kishin, në vend të diçkaje që mungonte. Madje pajisje elektronike si kompjuterë, laptopë dhe celularë me specifika më të ulëta teknologjike nga ato që u paguan dhe kontrata për shërbime të telekomunikimit me çmime dyfish në vend 80 mijë janë paguaj 1,5 milion denarë, si dhe një kabllo 15 km me çmim 15 mijë euro dhe nuk dihet se ku është ajo.
“Dokumentet janë dorëzuar në Byronë e Sigurisë Publike, pra në Sektorin për shkatërrimin e krimit të orgamnizuar dhe korrupsionit, njësiti për korrupsion… pas marrjes së informacionit ata erdhën të marrin dosje të caktuar dhe nuk ishte proces i lehtë, zgjati me muaj të tërë krehja e dokumenteve që u duhej. Sa jemi me dije, është proceduar në institucionet tjera si PTHP, por nuk kemi asgjë nga kjo”, theksoi Marija Andonovska, drejtoreshë e ISHP-së.
Megjithatë, Andonovska nuk tregoi një shumë totale se brenda 2024-ës sa është dëmtuar buxheti ISHP.
Kujtojmë që në gjysmën e dytë të vitit 2024 drejtoreshë ka qenë pikërisht Andonovska, ndërsa në gjysmën e parë të atij viti, ka qenë ish drejtori i ISHP-së Shaban Memeti. Ky i fundit i tha TV21 se çdo deklaratë e drejtoreshës aktuale është e rrejshme dhe se ajo ka përjashtuar nga puna 5 shqiptarë. Sipas Memetit, pas një viti e gjysmë le të merren institucionet përkatëse nëse ka keqpërdorime eventuale.



