Stuhi lokale dhe reshje të dendura pritet të përfshijnë vendin

Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, sot pasdite, gjatë natës dhe nesër, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të herëpashershme shiu. Lokalisht do të jetë i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë të fortë. Në disa zona do të ketë procese më intensive në formë stuhish, me reshje të dendura shiu (mbi 20 l/m²), shkarkesa elektrike, erë të fuqishme dhe mundësi për breshër.
Në ditët në vijim do të mbetet mot me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell gjatë ditës. Të shtunën (06.06) dhe të hënën (08.06) sërish priten procese më intensive me reshje të dendura shiu dhe stuhi lokale.
Në Shkup, sot pasdite dhe nesër do të jetë mot i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë të fortë. Në disa pjesë të luginës priten procese më intensive në formë stuhish me reshje intensive, shkarkesa elektrike, erë të fuqishme dhe breshër të izoluar. Të shtunën dhe të hënën sërish pritet mot i paqëndrueshëm.



