Presidenti turk Erdogan takon në Ankara kryetarin e Këshillit të Sovranitetit të Sudanit

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan dhe kryetari i Këshillit të Sovranitetit të Sudanit Abdel Fattah al-Burhan diskutuan të martën marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale gjatë një takimi në Ankara, transmeton Anadolu.

Sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Turqisë, Erdogan ka thënë se Ankaraja po i vazhdon përpjekjet për të ndalur gjakderdhjen në Sudan.

Ai ka theksuar se po punohet për zhvillimin e marrëdhënieve mes Turqisë dhe Sudanit në shumë fusha, veçanërisht në tregti, bujqësi, energji dhe mbrojtje.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button