Zv/kryeministri i parë Bekim Sali: Kalon Plani Operativ prej mbi 40 milionë eurosh, do të përfitojnë mbi 10 mijë qytetarë

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali ka njoftuar se në Qeveri sot ka kaluar Plani Operativ i cili sipas tij është një investim i drejtpërdrejt në të ardhmen e qytetarëve të vendit.
“Me mbi 2.4 miliardë denarë, ose më shumë se 40 milionë euro, do të mbështeten mbi 10.000 qytetarë përmes masave për punësim, vetëpunësim, trajnime dhe zhvillim profesional.
Veçanërisht krenar që mbi 2.000 persona do të përfitojnë mbështetje për të nisur bizneset e tyre, me grante deri në 615.000 denarë, ndërsa bizneset e përbashkëta do të mund të përfitojnë deri në 1.230.000 denarë.
Rinia mbetet prioriteti ynë. Duke investuar te të rinjtë, investojmë në ide të reja, në energji të re dhe në një ekonomi më të fortë për të ardhmen.
Investojmë në njerëzit, në potencialin e tyre dhe në zhvillimin e vendit tonë. Investojmë në të ardhmen”, ka shkruar Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button