Zv/kryeministri i parë Bekim Sali uron Shkëndijën e Haraçinës për suksesin historik: e të jetë ky vetëm fillimi i sukseseve edhe më të mëdha në elitën e futbollit

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali ka uruar ekipin e Shkëndijës së Haraçinës pas ngjitjes në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë.
“Ky është një triumf që pasqyron sakrificën, përkushtimin dhe shpirtin e pathyeshëm të futbollistëve, stafit, tifozëve dhe gjithë komunitetit që besoi në këtë ëndërr. Sot Haraçina shkruan një faqe të re në historinë e saj sportive, duke dëshmuar se me punë, unitet dhe vullnet të fortë, çdo synim bëhet realitet.
Le të jetë ky vetëm fillimi i sukseseve edhe më të mëdha në elitën e futbollit. Ju priftë e mbara në sfidat që ju presin dhe qofshin fitoret, krenaria dhe gëzimi shoqëruesit tuaj në çdo ndeshje!”, ka shkruar Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button