Ferguson thumbon Interin pas finales: PSG triumfoi ndaj një ekipi që vetëm mbrohej

Legjenda e futbollit botëror, Sir Alex Ferguson, ka uruar presidentin e Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, pas triumfit historik të klubit francez në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sipas raportimeve të L’Equipe, ish-trajneri i Manchester United i ka dërguar një mesazh personal Al-Khelaifit, ku përveç urimeve ka bërë edhe një koment ironik për skuadrën kundërshtare në finale.

“Nasser, këtu Alex Ferguson. Urime! Ishte një mbrëmje e vështirë për ju, por luajtët kundër një skuadre të mërzitshme që vetëm mbrohej. Shijo pushimet, i meriton”, thuhet në mesazhin e skocezit.
Deklarata e Fergusonit ka tërhequr vëmendjen e mediave sportive evropiane, pasi shihet si një thumbim i drejtpërdrejtë ndaj stilit të lojës së kundërshtarit në finalen e madhe.

PSG arriti të kurorëzojë sezonin me trofeun më të rëndësishëm evropian për klube, duke realizuar një nga objektivat më të mëdha në historinë e klubit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button