Foda zbulon kartat, Asllani dhe Rrahmani udhëheqin sulmin e Kosovës ndaj Çekisë

Kombëtarja e Kosovës do ta nisë sot ciklin e ndeshjeve miqësore të muajit qershor me një përballje ndaj Çekisë në Pragë, e cila fillon nga ora 16:00.

Përzgjedhësi Franco Foda ka publikuar formacionin zyrtar për këtë takim, duke vendosur një qasje më sulmuese me dy sulmues të mirëfilltë në vijën e parë.

Fisnik Asllani dhe Albion Rrahmani do të jenë përgjegjës për repartin ofensiv të “Dardanëve”, teksa trajneri gjerman synon të testojë alternativat e tij para sfidave të ardhshme.

Në portë do të jetë Amir Muriç, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Mërgim Vojvoda, Ismajl Krasniqi, Hajdari dhe Gallapeni. Në mesfushë do të aktivizohen Elvis Rexhbecaj, Avdullahu, Ermal Krasniqi dhe Hoxha.

Formacioni i Kosovës: Muriç, Vojvoda, I. Krasniqi, Hajdari, Gallapeni, E. Krasniqi, Avdullahu, Rexhbecaj, Hoxha, Asllani, Rrahmani.
Ndërkohë, Çekia do të paraqitet me: Hornicek, Chaloupek, Hranac, Krejci, Doudera, Cerv, Bucha, Sojka, Ladra, Hlozek dhe Kuchta.

Kjo ndeshje pritet të shërbejë si një test i vlefshëm për Kosovën, me Fodën që kërkon të vlerësojë formën dhe gatishmërinë e futbollistëve të tij në prag të angazhimeve të ardhshme.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button