(VIDEO) Aksident tragjik në SHBA/ Autobusi përplaset me disa automjete, pesë viktima dhe dhjetëra të plagosur

Pesë persona humbën jetën dhe të paktën 34 të tjerë mbetën të plagosur pas një aksidenti të rëndë rrugor në Virginia, ku një autobus u përplas me gjashtë automjete në autostradën ndërshtetërore I-95.
Sipas autoriteteve amerikane, aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të së premtes, në korsinë jugore të autostradës, në një zonë ku trafiku ishte ngadalësuar për shkak të punimeve në rrugë.
Mediat ndërkombëtare, mes tyre edhe BBC, raportojnë se shoferi i autobusit nuk arriti të ngadalësonte në kohë, duke shkaktuar përplasjen zinxhir me automjetet që ndodheshin përpara.
Si pasojë e aksidentit, pesë persona që ndodheshin në automjetet e goditura nga autobusi humbën jetën në vendngjarje, ndërsa dhjetëra të plagosur u transportuan drejt spitaleve për trajtim mjekësor.
Autoritetet bëjnë me dije se tre prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike, ndërsa hetimet për shkaqet e plota të aksidentit vijojnë.
🚨5 Dead, 34 Injured in Virginia Bus Crash.
The identify of the bus driver has not yet been released. Law enforcement has stated that "Charges are Pending". pic.twitter.com/90zxcFS5L6
— American Truckers United (@atutruckers) May 29, 2026



