FMN: Kosova, Shqipëria e Maqedonia më të varfrat në rajon

Të dhënat e FMN-së tregojnë se Shqipëria dhe Kosova vijojnë të mbeten të fundit në Europë në treguesin e të ardhurave për frymë të matur sipas barazisë së fuqisë blerëse, të matur në dollarë ndërkombëtarë.
Në vitin 2023, ky tregues për Shqipërinë ishte 19.5 mijë dollarë ndërkombëtare (treguesi eliminon diferencat në çmime midis shteteve). Shqipëria lë pas Kosovën, që e ka këtë tregues 15.8 mijë dollarë.
Nivelin më të lartë të të ardhurave për frymë në rajon, sipas barazisë së fuqisë blerëse e ka Mali i Zi, në 28 mijë dollarë ndërkombëtarë, e ndjekur nga Serbia, me 26 mijë dhe Maqedonia e Veriut, me 21.4 mijë.
Shqipëria po rezulton një nga vendet me ecurinë më të mirë ekonomike në rajon, sa u përket shifrave dhe rezistente ndaj goditjeve të ndryshme si tërmeti, pandemia, apo lufta, por kjo ecuri nuk duket se ka ndikuar në përmirësimin e jetesës së qytetarëve të saj.



