Treshja kosovare e Hoffenheimit vlejnë 90 milionë euro

Tre futbollistët kosovarë që aktivizohen te Hoffenheim kanë shënuar rritje të ndjeshme të vlerës së tyre në tregun e transferimeve, sipas vlerësimeve më të fundit të Transfermarkt.

Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje si në Gjermani ashtu edhe në Kosovë, falë paraqitjeve të mira gjatë sezonit të fundit në Bundesliga.

Sipas përditësimit të fundit, vlera totale e treshes arrin rreth 90 milionë euro, duke reflektuar progresin dhe formën e tyre të vazhdueshme në futbollin gjerman.

Paraqitjet e tyre kanë ndihmuar Hoffenheimin të konsolidojë pozitat në elitën e futbollit gjerman dhe të sigurojë pjesëmarrjen në garat evropiane pas një sezoni të suksesshëm.

Me këto shifra, tre lojtarët kosovarë renditen ndër futbollistët më të vlefshëm të Kombëtares së Kosovës dhe konsiderohen ndër talentet më premtuese në futbollin evropian.
Sipas Transfermarkt, rritjet individuale janë:
Fisnik Asllani nga 30 në 35 milionë euro

Leon Avdullahu nga 25 në 30 milionë euro

Albian Hajdari nga 20 në 25 milionë euro

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button