Anglia me 9 skuadra në garat evropiane sezonin e ardhshëm

Anglia do të ketë plot nëntë skuadra në garat evropiane sezonin e ardhshëm, duke vendosur një rekord të jashtëzakonshëm për futbollin anglez.

Kjo u bë e mundur pas triumfit të Crystal Palace në finalen e Ligës së Konferencës, ku mposhti Rayo Vallecano me rezultat minimal 1:0.

Skuadra londineze e mbylli sezonin në vendin e 15-të në Premier League, por falë trofeut evropian siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Evropës për edicionin e ardhshëm.

Në total, Anglia do të përfaqësohet me pesë ekipe në UEFA Champions League: Arsenal, Manchester City, Manchester United, Liverpool dhe Aston Villa.
Ndërkohë, në UEFA Europa League do të luajnë Bournemouth, Sunderland dhe Crystal Palace, ndërsa Brighton & Hove Albion do të jetë pjesë e UEFA Europa Conference League.
Sezoni mund të bëhet edhe më historik për futbollin anglez, pasi Arsenal do të luajë finalen e Champions League ndaj Paris Saint-Germain, me mundësinë për ta sjellë në Angli edhe trofeun më prestigjioz evropian.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button