​Nga sot shoferët me kategori “B” mund të ngasin motorë deri në 125 kubikë, këto janë kushtet

​Nga sot, qytetarët që posedojnë leje drejtimi të kategorisë “B” për automobil, kanë të drejtë të drejtojnë motoçikleta me ndërrues automatik të kategorisë “A1”, me vëllim të motorit deri në 125 cm3 dhe fuqi të motorit që nuk kalon 11 kW. Kjo pason pasi kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Ligjin për Sigurinë në Trafikun Rrugor.
Ndryshimet ligjore u përgatitën dhe u dorëzuan nga grupi parlamentar i Lëvizjes ZNAM me mbështetjen e deputetëve të shumicës, ndërsa më 8 prill të këtij viti u votuan me shumicë të madhe në Kuvend. Ndërkohë, kanë zgjatur procedurat administrative për Rregulloren e përgatitur nga Ministria e Punëve të Brendshme, me shpalljen e sotme të së cilës në Gazetën Zyrtare kanë hyrë në fuqi ndryshimet ligjore.

​Ligji parashikon që në Maqedoni, shoferi i cili posedon leje drejtimi të kategorisë “B” ka të drejtë të drejtojë motoçikleta me ndërrues automatik të kategorisë “A1” pasi të ketë mbushur 23 vjeç, të posedojë të paktën 5 vjet leje drejtimi të vlefshme të kategorisë “B” dhe të ketë certifikatë për ndjekjen e një trajnimi teorik prej 4 orësh.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button