Në Xhaminë Mustafa Pasha në Shkup u mbajt ceremonia qendrore e Kurban Bajramit

Në Shkup dhe në shumë qytete të tjera të Maqedonisë së Veriut, mijëra besimtarë falën namazin e Kurban Bajramit nëpër xhami.
Ceremonia qendrore u organizua nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut dhe u mbajt në Xhaminë Mustafa Pasha në Shkup, ku gjatë programit u lexuan ajete nga Kurani dhe u interpretuan ilahi në disa gjuhë.
