Sela dorëzon ligjin e ri për përfaqësim të drejtë

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës ka dorëzuar në Kuvend propozim-Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Sipas Selës, kjo kauzë është e subjektit të tij dhe propozimi bazohet në Marrëveshjen e Ohrit. Në këtë propozim Sela tha se është kujdesur edhe për përfaqësimin ligjor.

“Ky ligj është një ligj i mirëfilltë, një ligj i cili ua garanton qytetarëve këtë të drejtë, të gjitha bashkësive etnike dhe nuk ka për qëllim majorizimin ose përfaqësimin më tepër të një bashkësie etnike ndaj tjetër por përfaqësimin proporcional dhe të drejtë ashtu siç e parashikon Kushtetuta,” deklaroi Ziadin Sela, Aleanca për Shqiptarët.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button