Kasami inspekton punimet në stadiumin e Tetovës: Synohet objekt modern sipas standardeve të UEFA-s

Kryetari i Tetova, Bilall Kasami, ka inspektuar punimet në Stadiumin e Qytetit, duke theksuar përparimin e projektit për ndërtimin e një infrastrukture moderne sportive.

Në një njoftim të shkurtër, Kasami bëri të ditur se punimet po zhvillohen me qëllim që qyteti të fitojë një stadium që përmbush standardet ndërkombëtare.

“Sot inspektova punimet në Stadiumin e Qytetit. Po punohet për një stadium modern, me standarde të UEFA-s, që do t’i japë Tetovës infrastrukturën sportive që meriton!” deklaroi Kasami.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button