Liderët e LEN-it takojnë William Walkerin në Washington

Krerët e partive opozitare, pjesë e koalicionit Lidhja Europiane për Ndryshim, Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë takuar ish-ambasadorin e OSBE-së gjatë luftës së Kosovës, William Walker.
“Vizitën në Uashington e përmbyllëm me takimin me ambasadorin William Walker. Ashtu si në takimet e tjera me Ambasadorin, gjithnjë biseda me të rrjedh përmes falënderimit tonë të përjetshëm për punën e madhe që ka bërë ai për lirinë e Kosovës, veçmas në Masakrën e Raçakut. Ai mbetet një mik i madh i shqiptarëve dhe takimi me të gjithnjë paraqet nder dhe privilegj”, publikoi kryetari i Alternativës Afrim Gashi.
Në këtë takim është biseduar edhe për aktualitetin politik, të cilin Ambasadori Walker po ashtu e njeh shumë mirë, thuhet në njoftim.
Krerët e koalicionit për disa ditë qëndruan në SHBA ku patën takime të rëndësishme me politikbërës amerikanë dhe përfaqësues të diasporës shqiptare.



