Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe lidhshmërinë rajonale

Në margjinat e takimit ministror të NATO-s në Helsingborg të Suedisë, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ka zhvilluar takim me ministren e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Velisllava Petrova, transmeton Anadolu.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, në takim janë shkëmbyer mendime mbi marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian të shtetit.

Në këtë drejtim, Mucunski ka theksuar nevojën për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen bilaterale që po pengon procesin e hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian, duke konfirmuar qëndrimet e qeverisë dhe duke theksuar se temat që lidhen me gjuhën, identitetin, kulturën dhe historinë maqedonase nuk mund të jenë objekt diskutimi.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar rëndësisë së Korridorit 8 dhe nevojës për përshpejtimin e aktiviteteve lidhur me hapjen e pikës kufitare Klepallo, si pjesë e rëndësishme e lidhshmërisë infrastrukturore dhe ekonomike rajonale.

Ministri Mucunski gjithashtu ka ngritur çështjen e respektimit të të drejtave të pakicës maqedonase në Bullgari, duke theksuar nevojën për zbatim të qëndrueshëm të vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button