OBSH: 600 raste të dyshuara me Ebola dhe 139 vdekje të regjistruara

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se janë regjistruar 600 raste të dyshuara me Ebola dhe 139 vdekje të dyshuara, duke paralajmëruar se numri i rasteve pritet të rritet më tej sepse virusi kishte qarkulluar për një kohë të gjatë para se të zbulohej epidemia.
Komiteti i Emergjencave i OBSH-së u mblodh dje në Gjenevë dhe konfirmoi se shpërthimi i fundit i Ebolës, i shkaktuar nga lloji i rrallë i virusit Bundibugyo, përbën një emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar, por jo një emergjencë pandemie, tha Tedros, raporton Reuters.
Ai shpalli gjendje të jashtëzakonshme gjatë fundjavës, që është hera e parë që drejtori i OBSH-së ka marrë një vendim të tillë pa konsultim paraprak me ekspertët, dhe arsyeja për këtë ishte, siç deklaroi ai, urgjenca e situatës.

