VLEN: Shkupi nikoqir i Forumit të 11-të të EUSAIR – Maqedonia e Veriut në qendër të bashkëpunimit rajonal dhe integrimit evropian

Organizimi i Forumit të 11-të të EUSAIR dhe Takimit Ministror të Iniciativës Adriatiko-Joniane (AII) në Shkup konfirmon rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të Maqedonisë së Veriut në proceset rajonale dhe evropiane.
Nën nikoqirllëkun e zv.kryeministrit të parë dhe ministrit për Çështje Evropiane, Bekim Sali, në forum morën pjesë përfaqësues të vendeve partnere, institucioneve evropiane dhe organizatave ndërkombëtare, duke riafirmuar rëndësinë strategjike të bashkëpunimit rajonal.
EUSAIR është Strategjia e Bashkimit Evropian për Rajonin Adriatiko-Jonian, një platformë e përbashkët e vendeve të rajonit dhe e Komisionit Evropian, e fokusuar në zhvillimin ekonomik, ndërlidhjen infrastrukturore, transportin, turizmin, mbrojtjen e mjedisit dhe sigurinë rajonale. Ky forum konsiderohet një nga mekanizmat më të rëndësishëm për koordinim rajonal dhe afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.
VLEN vlerëson se fakti që Shkupi është nikoqir i një ngjarjeje të këtij niveli dëshmon se Maqedonia e Veriut po ndërton kredibilitet si partner serioz, stabil dhe konstruktiv në rajon.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button