Zyrtare/ Chelsea nuk vonon, “Blutë” prezantojnë Xabi Alonson si trajnerin e ri të ekipit

Chelsea ka bërë një lëvizje të madhe në pankinë, duke zyrtarizuar emërimin e Xabi Alonsos si trajner të ekipit të parë.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi londinez përmes kanaleve zyrtare, ndërsa më herët mediat konfirmuan se marrëveshja mes palëve ishte arritur.
Tekniku spanjoll do të nisë detyrën e tij më 1 korrik 2026, ndërsa ka firmosur një kontratë katërvjeçare me “Blutë” e Londrës.
Alonso vjen në Stamford Bridge pas një periudhe që nuk shkoi siç pritej me Realin e Madridit, ku u shkarkau në mes të sezonit, ndërsa më herët drejtoi edhe Bayer Leverkusen, ku në vitin 2024 arriti ta shpallte kampion të Gjermanisë pa asnjë humbje.
Chelsea e ka cilësuar ardhjen e tij si nisjen e një projekti të ri ambicioz, me objektivin për ta rikthyer klubin në majat e futbollit anglez dhe europian.
“Mirë se erdhe në Chelsea, Xabi”, shkruhet në postimin e klubit anglez.



