Aeroporti në Florida do të riemërohet në nder të Donald Trumpit, ja kur hyn në fuqi vendimi

Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së, FAA ka njoftuar riemërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar Palm Beach në Florida në nder të presidentit amerikan, Donald Trump.
Mësohet se vendimi hyn në fuqi më 9 korrik. Sipas njoftimit të FAA-së, Aeroporti Ndërkombëtar Palm Beach do të riemërohet zyrtarisht në Aeroportin “Donald Trump”, si pjesë e një iniciative që, siç u tha, synon të nderojë presidentin e SHBA-së.
Sekretari i Transportit i SHBA-së, Sean Duffy, njoftoi se edhe kodi i linjës ajrore të aeroportit do të ndryshojë. Ai tha se kodi ekzistues PBI do të zëvendësohet nga DJT, që qëndron për inicialet e Donald Trump.
Ndryshimi pritet të ndikojë në sistemet e rezervimit, bazat e të dhënave të linjave ajrore dhe sinjalistikën e aeroportit.



