Vrasësi i parë serik i grave në Maqedoni! 6 vepra penale – 4 vrasje dhe 2 tentim-vrasje

Prokuroria e Kumanovës ka zgjeruar hetimin ndaj 25-vjeçarit nga Nagoriçani i Vjetër, i dyshuar për një seri krimesh të rënda, përfshirë vrasje dhe tentim-vrasje të kualifikuara, përcjell TV21.  Sipas prokurorit Lubomir Lape, hetimet tani përfshijnë gjithsej gjashtë vepra penale, nga të cilat katër janë vrasje të kryera dhe dy tentativa, të gjitha të drejtuara ndaj grave. Autoritetet thonë se, bazuar në provat e mbledhura, rasti konsiderohet si i pari në vend me elemente të një vrasësi serik dhe femicidi, pra dhunë me bazë gjinore. Hetimi është zgjeruar pas analizës së rasteve të ndodhura gjatë tre viteve të fundit, ku janë identifikuar viktima të mundshme dhe janë kryer edhe obduksione e ekzaminime shtesë. Dy nga rastet fillestare datojnë nga fillimi i vitit 2026, ndërsa hetimi përfshin edhe ngjarje nga viti 2025, përfshirë dy tentativa për vrasje. I dyshuari T.B. ndodhet në paraburgim dhe ndaj tij pritet ngritja e aktakuzës pas përfundimit të hetimeve.

“Pas marrjes së dëshmive të reja, e zgjeruam hetimin për kryerësin e njëjtë edhe për dy vepra të reja penale – vrasje, formë e kualifikuar, dhe dy vepra penale – tentim vrasje, formë e kualifikuar, pas çka tani në tërësi udhëhiqet për 6 vepra penale, prej të cilave 4 janë vepra penale të kryera dhe dy vepra penale që kanë mbetur si përpjekje. Do të doja të theksoj veçanërisht se, me aq sa di unë, bëhet fjalë për rastin e parë për të cilin dëshmitë tregojnë se bëhet fjalë për vrasës serik që ka kryer vepër penale femicid – respektivisht dhunë në bazë gjinore”, tha Lubomir Lape – prokuror.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button