Zv/kryeministri i parë Sali për vizitë në Kamjan të Bogovinës

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali ka njoftuar se sot ka realizuar një visit në fshatin Kamjan të komunës së Bogovinës.
“Sot vizitova fshatin Kamjan në komunën e Bogovinës, ku u takova me strukturat e VLEN. Në takim ishte prezent edhe kryetari i komunës së Bogovinës, Feti Abazi.
Bashkëbiseduam për sfidat dhe nevojat e banorëve, si dhe për angazhimin tonë të përbashkët drejt zhvillimit dhe përmirësimit të jetës në vendbanimet tona. Energjia, përkushtimi dhe mbështetja që mora nga të pranishmit janë motiv shtesë për të vazhduar punën me përgjegjësi dhe përkushtim”, ka shkruar Sali.



