Ndërprerja e hetimit për Jahoskin dhe Kapushevskin, Mickoski: Pres që rasti të kthehet në rishikim dhe analizë

Kryeministri Hristijan Mickoski pret që Elektranat e Maqedonisë së Veriut të parashtrojnë ankesë pas vendimit për ndërprerjen e hetimin kundër 13 personave dhe një kompanie për prokurimin e mazutit për TC Negotinë, me vlerë mbi 160 milionë euro, përcjell TV21. Mickoski thotë se pret që rasti të kthehet në rishikim, ndërsa thekson se ka kontaktuar edhe kryeprokurorin Nenad Saveski, i cili ka deklaruar se nuk ka qenë i informuar për vendimin nga shefi i Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

“Mua dje nuk më besohej kur dëgjova atë lajm. Isha i shokuar nga ajo që dëgjova. Mirë është që SHA EMV, ish ELEM, sot do të…sot jo, por kur ta marrë vendimin, do të parashtrojë ankesë, dhe pres që rasti të kthehet në rishikim dhe analizë. Nëse kjo nuk ndodhë, Prokuroria e humb kredibilitetin, mendoj Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, me këtë prokuror, e kemi komentuar, me Islam Abazin, dhe nuk kam shtesë se çfarë të them. Publiku e di se për çfarë prokurori bëhet fjalë. Gjithashtu dua të them se gjatë ditës së djeshme kam folur edhe me kryeprokurorin Nenad Saveski për këtë temë, ai më informoi se nuk ishte i informuar për këtë vendim të PNKOK-së, që e udhëheq Islam Abazi. Supozoj se pas ankesës nga SHA EMV, rasti do të rishikohet dhe të rikthehet në analizë”, tha Mickoski.

Kujtojmë se në hetim ishin të përfshirë kompania “RKM”, pronarët Ratko Kapushevski dhe Erxhan Sulkoski, si dhe Asmir Jahoski.

I dyshuar ishte edhe ish-drejtori i EMV-së Vasko Kovaçevski. Prokuroria njoftoi se nuk ka prova për pastrim parash, abuzime apo dëm ndaj buxhetit shtetëror. Sipas hetimit, prokurimet ishin kryer në mënyrë ligjore gjatë krizës energjetike, ndërsa mazuti ishte furnizuar në kohë pa ndërprerje në prodhimin e rrymës. Vendimet, siç theksojnë, ishin marrë nga Bordi Drejtues dhe Bordi Mbikëqyrës i EMV-së, dhe nuk u konstatuan pagesa të paligjshme apo fshehje fondesh. MPB në fund të vitit 2024 paraqiti kallëzim penal kundër 13 personave dhe një kompanie, ndër të cilët ishte edhe ish-drejtori i EMV-së Kovaçevski.

Ata ishin të dyshuar për prokurim të paligjshëm të mazutit dhe pastrim parash. Pasi u përfshi në rast, Kovaçevski nuk ishte i kapshëm për policinë pasi kishte ikur nga vendi, ndërsa më pas u shpall urdhër arrest ndërkombëtar ndaj tij.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button