Bekim Sali takon ambasadorët e Spanjës dhe Portugalisë në Rezidencën e Spanjës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka zhvilluar sot një takim në Rezidencën e Spanjës me ambasadorin e Spanjës, Rafael Soriano Ortiz, ambasadorin e Portugalisë, José Rui Velez Caroço, si dhe me përfaqësues të organizatave joqeveritare.

Sali njoftoi se takimi u zhvillua në një atmosferë “të hapur dhe konstruktive”, ku u diskutua për bashkëpunimin evropian, dialogun dhe partneritetin ndërmjet institucioneve dhe shoqërisë civile.

“Sot pata një takim të këndshëm dhe miqësor në Rezidencën e Spanjës, me Ambasadorin e Spanjës, Rafael Soriano Ortiz, Ambasadorin e Portugalisë, José Rui Velez Caroço, si dhe me përfaqësues të organizatave joqeveritare”, deklaroi Sali.

Ai theksoi se gjatë takimit është biseduar edhe për rëndësinë e partneritetit ndërmjet institucioneve dhe shoqërisë civile në avancimin e rrugës evropiane të vendit.

“Në një atmosferë të hapur dhe konstruktive, diskutuam për bashkëpunimin evropian, dialogun dhe rëndësinë e partneritetit ndërmjet institucioneve dhe shoqërisë civile në avancimin e rrugës evropiane të vendit”, tha Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button