BE-ja bie dakord t’i heqë sanksionet ndaj ministrave të brendshëm dhe të mbrojtjes së Sirisë

Kallas tha se vendimi lidhet me përpjekjet për të rivendosur marrëdhëniet dhe për ta mbështetur tranzicionin politik në vend pas viteve të pezullimit gjatë epokës së Bashar al-Assad.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas, ka bërë të ditur se blloku ka rënë dakord të heq sanksionet ndaj ministrave të brendshëm dhe të mbrojtjes së Sirisë si pjesë e një ndryshimi më të gjerë të politikës ndaj Damaskut.

 

“Ne gjithashtu ramë dakord të heqim sanksionet ndaj ministrit të brendshëm dhe ministrit të mbrojtjes së Sirisë”, u tha Kallas gazetarëve pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel, duke shtuar se vendimi lidhet me përpjekjet për të rivendosur marrëdhëniet dhe për të mbështetur tranzicionin politik në vend pas viteve të pezullimit gjatë epokës së Bashar al-Assadit.

 

Ministrat e BE-së gjithashtu ranë dakord ta rifillojnë plotësisht Marrëveshjen e Bashkëpunimit BE-Siri, e cila më parë ishte pjesërisht e pezulluar, si dhe të nisin një dialog politik të nivelit të lartë me autoritetet siriane më vonë gjatë ditës.

 

Më tej, Kallas tha se BE-ja po përgatitet të forcojë bashkëpunimin për sigurinë dhe mbrojtjen në Ngushticën e Hormuzit në përgjigje të tensioneve në rritje rajonale dhe paralajmëroi se situata mbetet e brishtë pas zhvillimeve të fundit që e përfshijnë Iranin.

Ministrat gjithashtu diskutuan forcimin e misionit detar të BE-së, përkatësisht Operacionin Aspides, i cili synon ta mbështesë sigurinë detare dhe lirinë e lundrimit, si dhe kontributin e tij të mundshëm në përpjekjet më të gjera ndërkombëtare detare.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button