VIDEO/ Pse BDI nuk e këndoi himnin kombëtar në Kongresin e 4-t të partisë?!

Debati i ngritur pas Kongresit të bashkimit të VLEN-it në Shkup, ku hapja simbolike u bë me Himnin e Europës, ka rikthyer në vëmendje një praktikë të mëhershme politike: kongresin e katërt të BDI-së në vitin 2019, kur gjithashtu nuk është intonuar Himni Kombëtar në hapje të aktivitetit.
Ndërsa sot po krijohet narrativë dhe reagime të ashpra për zgjedhjen simbolike në kongresin e VLEN, fakti i mëhershëm i kongresit të BDI-së tregon se praktika të ngjashme kanë ekzistuar edhe më parë, pa u shoqëruar me të njëjtin nivel reagimesh publike.
Në këtë mënyrë, debati aktual shihet nga shumë si standard i dyfishtë dhe si përpjekje për të zhvendosur fokusin nga ngjarja kryesore politike: bashkimi i një force të re politike shqiptare drejt polemikave simbolike.



