Kongresi historik/ Pesë subjekte politike të Koalicionit VLEN sot bashkohen në një parti të vetme

Koalicioni VLEN sot, në një Kongres për bashkimin e pesë subjekteve politike, zyrtarisht do të shndërrohet në parti.

Në prag të kongresit, nga VLEN përmes një njoftimi publik thanë se procesi i bashkimit nuk ka qenë i lehtë dhe se pas tij qëndrojnë muaj të tërë të mbushur me sfida, mosbesim dhe presione politike.

Sipas tyre, dita e sotme do të jetë përgjigje ndaj të gjitha dyshimeve, pasi nga partnerë dhe aleatë politikë, VLEN po kalon në një trup të vetëm politik.

“Nga një ide në të cilën shumë kush dyshonte, VLEN sot bëhet fakt politik”, thuhet në mesazhin e Koalicionit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button