Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, takohet me nxënësit e SHMK “Rilindja” nga Zhitosha e Dollnenit

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, realizoi një takim me nxënësit e SHMK “Rilindja” nga fshati Zhitoshë, Komuna e Dollnenit, në një atmosferë të mbushur me energji pozitive dhe pyetje interesante nga të rinjtë.

Gjatë bashkëbisedimit, nxënësit ndanë mendimet dhe interesimin e tyre për arsimin, sfidat e të rinjve dhe perspektivën e tyre në të ardhmen, duke treguar përkushtim dhe ambicie për sukses.

Kryetari Gashi theksoi se këta të rinj janë dëshmi se suksesi nuk varet nga sfidat që i rrethojnë, por nga vizioni, vullneti dhe këmbëngulja për t’i bërë ëndrrat realitet.

Ai i inkurajoi nxënësit të vazhdojnë rrugën e dijes dhe të mos ndalen së besuari në potencialin e tyre, duke theksuar se investimi te rinia është investim për të ardhmen e vendit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button