Zv/kryeministri i parë Bekim Sali priti profesorët e UNT-së, diskutuan për Konferencën Ndërkombëtare të Migrimeve

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka pritur sot në hapësirat e Qeverisë profesorët e Universitetit të Tetovës, të cilët janë pjesë e Komitetit Organizativ të Konferencës Ndërkombëtare të Migrimeve.
Gjatë takimit është biseduar për organizimin dhe rëndësinë e konferencës, si dhe për forcimin e bashkëpunimit akademik dhe institucional në trajtimin e çështjeve që lidhen me migrimin.
“Diskutuam për organizimin dhe rëndësinë e kësaj konference, si dhe për bashkëpunimin akademik dhe institucional në trajtimin e çështjeve të migrimit”, deklaroi Sali.


