Neuer pas eliminimit: Na mungoi ai instinkti vrasës në sulm

Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer, ka folur pas eliminimit të Bayern Munichit nga Liga e Kampionëve, duke theksuar se skuadrës së tij i mungoi konkretizimi në momentet vendimtare.

Bayerni barazoi 1-1 me PSG-në në ndeshjen e kthimit, por rezultati i përgjithshëm i dha kualifikimin skuadrës franceze.

“Mendoj se sonte na mungoi ai instinkti ‘vrasës’ në sulm. Megjithatë, i patëm rastet për ta fituar ndeshjen”, deklaroi Neuer për DAZN.

Ai pranoi se Bayern Munich nuk krijoi shumë mundësi të pastra, por theksoi se pikërisht këto momente duhet të shfrytëzohen në ndeshje të tilla.

“Nuk patëm shumë raste të pastra, por kur t’i krijon këto momente, duhet t’i shfrytëzosh. Shikoni Parisin – ata ishin të pamëshirshëm, shënuan si në ndeshjen e parë”.
“Kjo ishte ajo që na duhej sonte. Ishim shumë afër finales, por nuk arritëm ta mbyllnim punën”, përfundoi kapiteni i bavarezëve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button