Tragjedi në Gjermani: 10 vjeçari e godet nënën me furgon, 39 vjeçarja vdes në vend

Një aksident tragjik ndodhi të martën pasdite në Alsbach-Hahnlein, Hesse jugor në Gjermani.

Një djalë 10-vjeçar po përpiqej të manovronte një furgon të vogël në oborrin e shtëpisë së tij, kur nëna e tij 39-vjeçare ndërhyri dhe u godit nga automjeti, duke humbur jetën në vend.

Si ndodhi saktësisht aksidenti? A kishte ndonjë defekt furgoni?

Një zëdhënës i zyrës së prokurorit publik të Darmstadtit i tha BILD: “Aktualisht, nuk ka asnjë tregues të një defekti teknik. Megjithatë, po e shqyrtojmë këtë nga një ekspert”. Policia po heton rastin.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button