Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Kinë, vret të paktën 21 persona

Një shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në provincën Hunan të Kinës ka vrarë 21 persona dhe ka plagosur 61 të tjerë, duke bërë që presidenti kinez, Xi Jinping, të kërkojë një hetim të plotë, raportuan mediat shtetërore të martën.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Kinës, Xinhua, tha se shpërthimi ndodhi në qytetin Changsha të hënën pasdite, shkruan The Guardian.

Rreth 500 ekipe shpëtimi u vendosën në vendngjarje dhe njerëzit u evakuuan nga zonat e rrezikshme nga autoritetet, të cilat përmendën rrezikun nga dy depo baruti të zi, thuhet në raport, transmeton Sinjali.

Autoritetet po hetonin shkakun dhe kishin marrë “masa kontrolli” kundër atyre që ishin përgjegjës për kompaninë, tha raporti, pa specifikuar masat.
Punonjësit e emergjencës po përdornin tre robotë për të ndihmuar në operacionin e kërkim-shpëtimit.

Sipas Xinhua, Xi urdhëroi autoritetet të forcojnë shqyrtimin e riskut dhe kontrollin e rreziqeve në industritë kryesore.

Në shkurt, Kina raportoi dy shpërthime vdekjeprurëse në dyqanet e fishekzjarrëve rreth periudhës së Vitit të Ri Hënor.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button