Imerlije Saliu: Liria e mediave jeton aty ku e vërteta nuk negociohet!

Deputetja e koalicionit VLEN, Imerlije Saliu, në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave, ka deklaruar se liria e mediave jeton aty ku e vërteta nuk negociohet.
“Sot, në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave, duhet zëshëm të themi se liria e shprehjes nuk është thjesht një parim normativ, por një standard demokratik që matet me gatishmërinë për të mbrojtur të VËRTETËN përballë çdo presioni apo interesi, fjala e lirë dhe e pavarur ndërton besim publik dhe garanton qëndrueshmërin e demokracisë.
Liria e mediave jeton aty ku e vërteta nuk negociohet!”, ka deklaruar Imerlije Saliu.



