Marrëveshja 6 mld $ me SHBA për gazin e lëngshëm, Rama: Do furnizojë Shqipërinë për 20 vjet

Kryeministri Edi Rama tha në podcastin e tij “Flasim” se marrëveshja prej 6 mld dollarësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Greqinë do të mundësojë furnizimin e Shqipërisë me gaz të lëngshëm për 20 vite.

Rama theksoi se ky investim pritet të krijojë një bazë të qëndrueshme për diversifikimin e burimeve energjetike të vendit.

Një tjetër element i kësaj marrëveshjes sipas Ramës është edhe lidhja e Vlorës me Fierin përmes një tubacioni, duke e integruar TEC-in në rrjetin rajonal të energjisë “çka do ta bëjë Vlorën një pikë të rëndësishme për shfrytëzimin dhe eksportin e gazit përmes gazsjellësit TAP”.

“Nënshkruam një marrëveshje strategjike bashkëpunimi për zhvillimin e Qendrës Energjetike të Vlorës dhe furnizimin me gaz të lëngshëm natyror të Shqipërisë, në partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas investimit domethënës për plotësimin dhe transformimin e TEC-it të Vlorës, një strukturë e cila ka nevojë të plotësohet me komponent tjetër, por që ishte ndërtuar të punonte me naftë dhe do të punojë në fakt me gaz, Shqipëria do të furnizohet me gazin e lëngshëm amerikan për një periudhë 20 vjeçare dhe përmes TEC-it të Vlorës do të prodhojë energji elektrike, duke krijuar një bazë të qëndrueshme për portofolin e diversifikuar të sovranitetit të saj energjetik. Bashkë me këtë burim energjie do të rritet ndjeshëm edhe volumi i investimeve të reja, si edhe kapaciteti i Shqipërisë për të ushqyer me energji qendrat kompjuterike të të dhënave apo programet e inteligjencës artificiale, që do të përcaktojnë dekadën e ardhshme”, tha Rama me të tjerash.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button