Misioni Axiom 3 me astronautin turk në bord ankorohet në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Ekuipazhi i misionit hapësinor Ax-3, duke përfshirë udhëtarin e parë të Turqisë në hapësirë, Alper Gezeravcı, u ankorua në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, transmeton Anadolu.

Ankorimi në ISS u realizua në orën 05:42 të mëngjesit me Kohën Standarde Lindore (ET) (1042 GMT) të shtunën.

Misioni u nis nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Florida në orën 16:49 ET të enjten (2149 GMT) me një raketë Falcon 9 të kompanisë private të eksplorimit të hapësirës SpaceX.

Gezeravcı dhe tre shokët e tij të ekuipazhit nga Spanja, Italia dhe Suedia do të kryejnë mbi 30 eksperimente dhe demonstrime shkencore në ISS si pjesë e misionit Ax-3.

Gezeravcı është udhëtari i parë i Türkiyes në hapësirë dhe do të kryejë 13 kërkime shkencore gjatë qëndrimit të tij 14-ditor në ISS.

Misioni Ax-3 drejtohet nga Michael Lopez-Alegria, që përfaqëson SHBA-në dhe Spanjën, ndërsa ekuipazhi përfshin gjithashtu Walter Villadei si pilot, nga Forcat Ajrore Italiane, dhe Marcus Wandt nga Suedisë, që përfaqëson Agjencinë Evropiane të Hapësirës.

Ngritja fillimisht ishte planifikuar për 9 janar, por u shty dy herë për më 17 janar dhe më pas më 18 janar.

Raketa 70-metërshe Falcon 9, me diametër 3,7 metra dhe peshë afërsisht 550 tonë, ka një kapacitet ngarkese prej 22.000 kilogramësh në orbitën e ulët të Tokës, 8.300 kilogramë në orbitën e transferimit gjeostacionar dhe 4.000 kilogramë në Mars.

Kapsula 8,1-metërshe Dragon, e cila mund të transportojë shtatë persona ose një sasi të barabartë ngarkese në zonën e saj nën presion me fluks ajri brenda, është në gjendje të transportojë ngarkesë në pjesën e pasme të saj pa presion.

Si stacioni më i madh hapësinor, ISS, i ndërtuar nga agjencitë kryesore hapësinore – NASA (SHBA), Roscosmos (Rusi), JAXA (Japoni), ESA (Europë) dhe CSA (Kanada) – shërben për kërkime shkencore në orbitën e ulët të Tokës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button