SHBA, të paktën 5 të plagosur në sulmin me thikë në një shkollë të mesme

Të paktën pesë persona u plagosën në një incident me thikë në një shkollë të mesme në Tacoma, Washington, transmeton Anadolu.

Policia ndërhyri pas një raportimi për sulm me thikë ose përleshje në shkollën e mesme “Henry Foss. Sipas një zëdhënësi për CBS News, katër nxënës dhe një roje sigurie në kampus u plagosën, ndërsa si të plagosurit ashtu edhe i dyshuari kishin plagë nga thika ose prerje.

Zëdhënësja e Policisë së Tacomas, Shelbie Boyd, tha se i dyshuari është një nxënës dhe u ndalua në vendngjarje.

Më vonë u raportua se të gjashtë personat ndodheshin në gjendje stabile.

I dyshuari i mitur u akuzua për pesë raste të sulmit të shkallës së parë, ndërsa hetimet për rrethanat e ngjarjes vazhdojnë dhe motivet mbeten ende të paqarta.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button