Ministri i Jashtëm turk Fidan merr pjesë në samitin e Iniciativës së Tri Deteve në Kroaci

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, mori pjesë në Samitin e 11-të të Nismës së Tri Deteve në Kroaci, duke përfaqësuar presidentin Recep Tayyip Erdogan, njoftoi të Ministria e Jashtme turke, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë të shpërndarë në platformën sociale turke NSosyal, ministria tha se Fidan mori pjesë në samitin e mbajtur në qytetin kroat Dubrovnik në emër të presidentit Erdogan.
Nisma e Tri Deteve bashkon vendet e vendosura midis Detit Baltik, Detit Adriatik dhe Detit të Zi për të forcuar bashkëpunimin rajonal në fusha si energjia, transporti dhe infrastruktura digjitale.
E nisur në vitin 2015, Nisma e Tri Deteve është një platformë në nivel presidencial që bashkon 12 shtete anëtare të Bashkimit Evropian të vendosura midis Detit Baltik, Detit Adriatik dhe Detit të Zi, me synim forcimin e bashkëpunimit rajonal. Nisma fokusohet në përmirësimin e lidhshmërisë, veçanërisht në transport, energji dhe infrastrukturë digjitale, për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe kohezionin në Evropën Qendrore dhe Lindore.



