Kurti-opozitës: Aman na ndihmoni që mos t’i kemi tri pozita

Kryeministri, Albin Kurti ka thënë se opozita sot do të mund ta kishte Presidentin e vetë, po qe se do të sillte tre propozime.

Kurti ka thënë se nuk kanë pranuar asnjë propozim, as zyrtarisht e as privatisht.

“Megjithë këto asnjë propozim konkret nuk ka ardh. Mbrëmë kemi ripërsëritur ftesën dhe sërish asnjë përgjigje pozitive…Nuk kemi pasur asnjë emër zyrtarisht, as privatisht as publikisht”, ka deklaruar Kurti.

Por, sipas tij, nuk ka pasur interesim që të ecet përpara.

“Kanë mundur t’i sjellin tre emra dhe të na testojnë. Por s’kanë qenë asnjëherë të interesuar për hapa përpara”, shtoi ai.

Kurti tha se kështu nuk po respektohet verdikti i popullit dhe se qëllimi i opozitës është që ta dëmtojë Vetëvendosjen.

“Nuk ka respekt ndaj verdiktit të popullit. Qëllimi është që të dëmtohet Vetëvendosja si fituese”, ka thënë Kurti.

Sa i përket deklaratës se VV nuk duhet t’i ketë tri pozitat kyçe në shtet, Kurti tha se VV veçse i ka këto pozita.

“Deri më 4 tetor, Albulena Haxhiu është Presidente…VV do të vazhdojë të mbajë tri pozitat përgjatë një cikli maratonë të zgjedhjeve. Ne po dojmë ta zvoglojmë pushtetin tonë, ata s’po na lajnë. Ne po themi merreni Kryetarin e Kuvendit, po thonë jo. Propozone Presidentit, po thonë jo..Ne i kemi tri pozitat”, vazhdoi Kurti.

Sipas tij, as zgjedhjet e reja nuk do ta ndryshojnë këtë situatë, meqë ushtrues detyre do të vazhdojë të mbetet Kryetari i Kuvendit, e që tha se prapë kjo pozitë është e VV-së.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button