Bilall Kasami: Hapësirë e re e gjelbër në Tetovë falë angazhimit të NPK-së

Kryetari i Komunës së Tetovë, Bilall Kasami, ka njoftuar për përmirësimin e një hapësire publike në qytet, duke theksuar rëndësinë e mirëmbajtjes së saj nga qytetarët.
“E diela me punë!
Si ishte dhe si është tani, falë përkushtimit dhe angazhimit të NPK-së.
Një hapësirë e gjelbërt më shumë për qytetin tonë, që nuk është vetëm për t’u parë dhe shijuar, por edhe për t’u mirëmbajtur nga secili prej nesh.
Tetova 🍀🌴



