U dogjën dy vetura, dhjetë për pesë muaj në Shkup

Dy automjete të parkuara u dogjën plotësisht në një zjarr që shpërtheu herët në mëngjes në lagjen Karposh të Shkupit, pranë Fakultetit Teknologjik-Metalurgjik, raporton Portalb.mk.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftuan se nuk ka të lënduar, por janë djegur plotësisht dy automjete “Audi” dhe “Peugeot” me targa të Gjevgjelisë.

“Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thanë nga Ministria e Brendshme..

Zjarri nuk u përhap në automjetet e tjera dhe në objektet përreth, edhe pse në vendngjarje ka pasur dhjetëra automjete të parkuara.

Disa banorë kanë shprehur dyshime se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, por për momentin nuk ka konfirmim zyrtar për shkakun.

Gjatë tre muajve të fundit, policia ka evidentuar 10 automjete të djegura nëpër parkingjet e Shkupit.

Pavarësisht rasteve të përsëritura të automjeteve të djegura, ende nuk ka përgjigje të qartë nga organet hetimore nëse bëhet fjalë për incidente të rastësishme apo për zjarre të qëllimshme.

Institucionet kompetente kryesisht zhvillojnë hetime që përfundojnë pa i dhënë publikut përgjigje konkrete për motivet e këtyre incidenteve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button