Dy trena përplasen ballë për ballë, disa të lënduar në Danimarkë

Dy trena u përplasën në Danimarkë, duke lënë të lënduar midis pesë dhe dhjetë persona.
Incidenti ndodhi në veri të Kopenhagenit, në një linjë treni që lidh qytetet Hillerod dhe Kagerup.
“Janë dy trena lokalë që janë përplasur ballë për ballë”, tha një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve të Kopenhagen.
“Ka të lënduar midis pasagjerëve. Të gjithë janë jashtë trenave, kështu që askush nuk është bllokuar… Burime të mëdha janë dërguar në vendngjarje”, shtoi zëdhënësi.
Numri i personave të lënduar besohet të jetë midis pesë dhe dhjetë, sipas transmetuesit publik DR. /Telegrafi/



