“Bild”: Fisnik Asllani në listën e Bayernit

Gazetari i mediumit të njohur gjerman “Bild”, Christian Falk, ka bërë të ditur se sulmuesi i Hoffenheimit, Fisnik Asllani, është ende në listën e dëshirave të Bayernit.

“Ende ka thashetheme për Fisnik Asllanin e Hoffenheimit, i cili është gjithashtu në listën e Bayernit”, tha Falk.

Për Asllanin ka shumë interesim edhe nga klube të tjera evropiane, pas shkëlqimit me Hoffenheimin dhe me fanellën e Kosovës.
23-vjeçari ka shënuar nëntë gola dhe ka kontribuar me gjashtë asistime në Bundesligë.
Me Hoffenheimin ka kontratë deri në vitin 2029.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button