Kurtishi: Bonus për punonjësit e sporteleve të Postës në bashkëpunim me Halk Bank

Drejtori gjeneral i Postës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Kurtishi, ka njoftuar se në bashkëpunim me Halk Bank është arritur marrëveshje për dhënien e bonuseve për të punësuarit në sportel, në varësi të realizimit të targeteve të përcaktuara.
“Në bashkëpunim me Halk Bank, sot arritëm një marrëveshje për dhënien e bonuseve për të punësuarit në sportel. Në bazë të arritjes së targeteve të përcaktuara, do të shpërblehen me bonuse shtesë”, thuhet në njoftimin e Kurtishit.
Ai gjithashtu uroi punonjësit me rastin e Ditës së Punonjësve të Postës, duke vlerësuar kontributin e tyre në funksionimin e shërbimeve postare.
“Me rastin e Ditës së Punonjësve të Postës, ju përcjellim urimet më të sinqerta dhe falënderimet për punën tuaj të përkushtuar dhe kontributin në funksionimin e pandërprerë të shërbimeve postare. Gëzuar festën!”, theksoi drejtori i përgjithshëm i Postës së Maqedonisë së Veriut.


