Zv/kryeministri i parë Bekim Sali në Leverkusen: Diaspora shqiptare forcë kyçe për zhvillimin ekonomik

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, gjatë qëndrimit të tij në Leverkusen të Gjermanisë, ka zhvilluar takime me disa biznese të suksesshme të diasporës, ku u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit dhe rritjen e investimeve në vend.
Sali theksoi rëndësinë e kontributit të diasporës në ekonominë vendase, duke e cilësuar atë si një potencial të madh për zhvillim dhe lidhje më të forta ekonomike.
“Këto kompani janë dëshmi konkrete e potencialit, përkushtimit dhe suksesit të bashkatdhetarëve tanë në tregjet ndërkombëtare,” ka deklaruar Sali.
Ai nënvizoi gjithashtu përkushtimin institucional për mbështetjen e diasporës, duke shtuar se “si Qeveri, mbetemi të përkushtuar që të krijojmë kushte sa më të favorshme për diasporën tonë, duke i mbështetur ata që të investojnë, të transferojnë përvojën dhe të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të Maqedonisë së Veriut.”
