Holanda e “shqetësuar” për projektligjin e Izraelit për dënimin me vdekje, dënon miratimin e vendbanimeve ilegale

Ministri i Punëve të Jashtme i Holandës, Tom Berendsen, ka shprehur shqetësim për projektligjin e Izraelit për dënimin me vdekje ndaj palestinezëve dhe ka dënuar miratimin e vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor të pushtuar, pas një telefonate me homologun e tij izraelit, Gideon Sa’ar, transmeton Anadolu.

“Holanda është e shqetësuar për projektligjin e Izraelit për dënimin me vdekje, kushtet e ndalimit të fëmijëve dhe dënon miratimin e 34 vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor të pushtuar”, shkroi Berendsen në rrjetin social amerikan X.

Komentet e shefit të diplomacisë holandeze erdhën pas një telefonate me homologun e tij izraelit.

“Ne jemi fuqishëm kundër çdo forme aneksimi. Kam bërë thirrje për më shumë veprime për të adresuar këto çështje”, tha Berendsen.

Ai gjithashtu përshëndeti bisedimet e drejtpërdrejta mes Izraelit dhe Libanit dhe bëri thirrje për t’i dhënë fund dhunës.

“Një zgjidhje diplomatike në lidhje me Iranin është thelbësore, gjithashtu për të siguruar lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit”, shtoi ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button