Adnan Azizi – Ali Ahmetit: Demagogjia juaj nuk i bën përshtypje asnjë shqiptari, të njohin si “pare e kuqe”

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar ashpër ndaj ish-keyetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, duke e akuzuar për mungesë angazhimi në çështje kyçe për shqiptarët gjatë kohës sa ka qenë pjesë e pushtetit.

Në një reagim publik, Azizi thekson se gjatë periudhës në qeveri, fokusi i Ahmetit ka qenë i përqendruar në iniciativa si Open Balkan dhe interesa të tjera, ndërsa sipas tij janë neglizhuar çështje të rëndësishme si përdorimi i gjuhës shqipe, provimi i jurisprudencës dhe tema të tjera me interes për qytetarët.

Ai gjithashtu kritikon qasjen e Ahmetit në skenën politike, duke e cilësuar si të zëshëm jashtë vendit, por jo edhe në institucionet ku merren vendimet, duke përmendur mungesën e reagimeve të tij në Parlament përgjatë viteve si deputet.

Në reagimin e tij, Azizi përdor tone të ashpra, duke e akuzuar Ahmetin për demagogji dhe duke e lidhur periudhën e gjatë të qeverisjes së tij me fenomenin e migrimit të të rinjve, ndërsa njëkohësisht përmend edhe përfitime të supozuara familjare.

Reagimi i plotë:
Deri sa ishe në Qeveri, e kishe hallin e Open Ballkanit dhe Soravisë e bizneseve të tjera familjare. Nuk merreshe as me gjuhën shqipe, as me provimin e jurisprudencës, as me gjërat tjera.

Sot, Ali, shkon gjetiu me fjalë të mëdha, andej nga nuk të njohin siç të njohim ne, siç të njeh populli ynë. I zëshëm jashtë, po këtu ku vendosen gjërat, në Parlamentin e vendit, nuk t’u dëgjua zëri asnjëherë për 24 vjet sa je deputet.

Demagogjia juaj sot, përveç si dekor trivial në konferenca, nuk i bën përshtypje asnjë shqiptari, në veçanti në vendin tonë, sepse të njohin si “paren e kuqe”. Sundimi yt 22 vjeçar i çoi nipërit tanë në mërgim, ndërsa nipi yt blinte qendra tregtare.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button